Mes lotëve, dhimbjes dhe pikëllimit janë përcjellë për në banesën e fundit viktimat e aksidentit tragjik në Varibopë të Fierit. Dy djem xhaxhallarësh dhe nusja e njërit prej tyre, humbën jetën teksa po ktheheshin nga një gëzim familjar dhe makina e tyre humbi kontrollin duke përfunduar në një kanal.
Fisnik dhe Agustin Murataj dhe vajza me origjinë franceze, Nazia Aham, jetonin në Greqi, por ishin kthyer në Shqipëri prej disa ditësh pasi kishin një dasmë. Të pafjalë dhe të pushtuar nga lotët, familjarët, miqtë dhe të afërmit e tyre u dhanë lamtumirën viktimave. Ata do të prehen përjetësisht në qytetin e Fierit.