Skamja shume pranë Tiranes, familjen ne Institut Kamez apel per ndihme

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Familja Lika jeton prej 17 vitesh në godinën e amortizuar të këtij ish-konvikti. Prej 4 vitesh në dhomën e tyre mungon energjia elektrike dhe uji vjen vetëm pak orë gjatë ditës, çka i detyron ata të mbushin me bidona.
Të ardhurat e vetme ekonomike me të cilat siguron jetesën familja prej 4 anëtarësh janë 10 mijë Lekë të reja, të cilat i përfitojnë nga kempi i njërit prej djemve. Ndërkohë që kryefamiljarit, edhe pse ka dëshmi paaftësise për punë, i është mohuar e drejta për të përfituar asistencë ekonomike.
"Me letër doktori jam dhe nuk marr as kemp asgjë. Kërkoj vetëm një shtëpi sociale të më japë shteti, se nuk jam i aftë për asgjë".
Edhe në familjen Lushaj që banon prej 10 vitesh në këtë godinë varfëria është ulur në sofër.
"Me borxhe jam deri në fyt. Ndihma ekonomike 100 mijë Lekë nuk më del as për t'i blerë bukë fëmijëve se gjysma shkon për ilaçe".
E gjithë dhoma ku jetojnë 4 anëtarët është pushtuar nga lagështira, duke i shtuar edhe më tepër problemet shëndetësore të çiftit.
Për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej vitesh, Xhoi, vajza e vogël 4 vjeç, nuk e ka parë kurrë me sy dritën e abazhurit që tani qëndron vetëm si suvenir në tavan, bashkë me prizat që kanë dalë jashtë funksioni.
Në godinën që dita ditës rrënohet në heshtje, vetëm lojrat e 3 fëmijëve tregojnë se dikush ende jeton aty.
E në disa raste lëngimi i kryefamiljarëve, sëmundjet e të cilëve vetëm përkeqësohen.
Në 8 godinat që dikur prisnin e përcillnin brezat e studentëve të Institutit Bujqësor, sot jetojnë 40 familje në kushte të harresës dhe braktisjes.
Ardhja e Pranverës në këtë zone, përveç lulëzimit të pemëve, nuk ka mundur që të sjellë dot aspak ngrohtësi brenda mureve të akullta. Vetëm lutjet se dikush do të kujtohet për t?i ardhur në ndihmë janë shpresa që nuk shuhet kurrë për ta.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS