Zbardhet vrasja e Mario Majollarit: Ja kush është autori i krimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pa kaluar 24 ore nga ekzekutimi i të riut Mario Majallari policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin. Ai është 40 vjecari Kastriot Gjuzi, vëllai i Ilir Gjuzit që u vra nga babai i 28 vjeçarit në vitin 2000.Sipas policisë Kastriot Gjuzi nga Rrogozhina, por me banim në Tiranë është person me precedentë penalë, pasi disa vite më parë është arrestuar nga rrugorët për drejtim mjeti në gjendje të dehur.Mario Majallari kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Suedia, pasi organet ligjzbatuese atje nuk i kishin pranuar azilin me pretendimin se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.Por pa kaluar 1 javë nga mbërritja e tij, 28 vjecari u ekzekutua për motive gjakmarrjeje pak metra te hyrjes së pallatit ku jetonte sëbashku me të ëmën dhe motrën e tij.Babai i viktimës, Avni Majollari është i dënuar përjetë, per dy vrasje. Vendimi i është dhene nga Gjykata e Tiranës ne vitin 2001. Sipas policisë, babai i 28-vjecarit te ekzekutuar vrau pas nje konflikti me arme Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tirane ? Dajt. Per këto dy vrasje, u dënua me 10 vite burg edhe Endrit Majollari, djali i xhaxhait te Marios, por që blutë dyshojnë se ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

Share This Video


Download

  
Report form