Tregu i Qukësit në bashkinë e Përrenjasit është jashtë çdo standardi shërbimi apo higjieno- sanitar. Ndodhet në anë të rrugës nacionale. Automjetet ngrenë re pluhuri. Bagëtitë transportohen si mos më keq, të lidhura kokë e këmbë duke i torturuar. Pastaj kur mbërrijnë në atë që është caktuar si vend tregu, ose lihen të lira, ose mbahen nëpër kafazë.
Tregu nuk ka rrethim. Për më tepër aty ka dhe tregje të natyrave të ndryshme që shesin mallra industriale, tregtarë të vegjël që shesin ç?të munden, qoftexhinj, pijetore të improvizuara etj. Tregtarët e bagëtive janë të pakënaqur. Ata shprehen:
Tregu duhet të jetë i rrethuar dhe me rregull, të ketë pastërti dhe standarde. Kërkojmë ndërhyrjen e bashkisë për zgjidhjen e këtij problemi.
Tregtarët
Ndërsa, Kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira shprehet:
Pas reformës territoriale, bashkia Përrenjas është e përbërë nga 35 mijë banorë. Tregu i Qukësit është përcaktuar si një qendër kryesore për tregtimin e gjësë së gjallë.
Kryebashkiakja, Miranda Rira