Ora News - Ministrat Bushati dhe Ahmetaj i përgjigjen PD-së: Shkodra do punë, jo protesta

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Shkodra ku ishin të pranishëm në panairin e punës, dy Ministrat e kabinetit qeveritar Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj iu përgjigjen protestës së Partisë Demokratike, duke thënë se Shkodra dhe e gjithë Shqipëria duan të jenë në punë dhe jo në rrëmujë.

Ahmetaj: Qytetarët nuk kanë nevojë të shohin politikën si tenton të kapë terrene me protesta. Data 17 e javës që vjen është datë e rëndësishme për çdo shqiptar, pa dallim nga veriu në jug, nuk ka rëndësi çfarë parti i përket.

Bushati përsëriti dhe një herë rëndësinë e 17 prillit, ku Shqipëria pritet të njihet me vendimin për çeljen e negociatave.

Përkundër deklaratave te opozitës për thellimin e krizës ekonomike ne vend, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se raporti i ditëve të fundit i Bankës Botërore, konfirmon se Shqipëria e ka lënë pas krizën e vitit 2013 dhe rrezikun për tu kthyer si Greqia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministrat-bushati-dhe-ahmetaj-i-pergjigjen-pd-se-shkodra-do-pune-jo-protesta

Share This Video


Download

  
Report form