Report TV - Kryesia e PD diskuton ndryshimet në statut, prezantohet dokumenti politik

Report TV 2018-05-14

Views 0

Partia Demokratike ka gati dokumentin politik, që parashikon ndryshimet statutore, që në mënyrë përfundimtare do të miratohen në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datat 28 dhe 29 prill. Në mbledhjen e kësaj të shtune të Kryesisë, morën pjesë edhe kritikët e Lulzim Bashës, Arben Imami dhe Gent Malko.

Në dokumentin politik, parashikohet përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve, ndërsa Zoti Imami ka kërkuar rregulla të sakta sa i përket dorëheqjes së kryetarit në rast se humbet zgjedhjet. Ashtu sikundër në mbledhjen e kaluar të Kryesisë, Imami doli i pari, duke dhënë edhe prononcimin për mediat. Grupi i punës për statutin e ri ka pranuar propozimet e Anëtarit të Kryesisë, Gent Malko dhe ato të anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të PD, Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, propozime që u mbështetën dhe nga Arben Imami.

Ndërkaq, në dokumentin politik të PD për ndryshimet në statut, parashikohet krijimi i disa organeve shtesë. Një vëmendje të veçantë i është dhënë bordit të kontrollit të financimit të PD, çështje e cila është ngritur në mbledhje nga Arben Imami. Po ashtu, dokumenti parashikon krijimin e Komisionit të Apelimit dhe Komiteti i Seleksionimit të Kandidaturave.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS