Ligor Biba po gjykohet për perdhunimin dhe lënien shtatzënë të një 15-vjeçareja në fshatin Velçan të Pogradecit. Sipas analizës së ADN-së e cila është admnistruar nga gjykata e Korçës është e vërtetuar shkencërisht se 55 vjecari është babai i fëmijës.
Biba ka mbajtur qëndrim mohues ndaj përdhunimit të të miturës, si gjatë hetimit ashtu edhe në gjykim, analiza e ADN-s që ju bë foshnjës së sapolindur, konfirmoi atësinë e tij.
Ka qenë vetë 55-vjeçari që i ka kërkuar gjykatës, kryerjen e analizës së ADN-s, përgjigjet e së cilës kanë rënduar pozitën e tij proceduriale.
Ligor Biba u denoncua nga e mitura në Tetor të vitit të kaluar, pasi infermierja e fshatit zbuloi se vajza ishte në muajin e 8 të shtatëzënisë.
Pritet që në seancën e radhës prokuroria të lëxojë pretnecën për 55 vjeçarin.