Report TV - Mbi 10 mijë policë në sitën e Vetingut, edhe 17 ditë afat për plotësimin e formularit

Report TV 2018-05-14

Views 0

Prej më shumë se 10 ditësh oficerët e Policisë janë duke mbledhur dokumentacion nëpër institucione, për të plotësuar formularët e Vetingut. Janë një sërë dokumentesh dhe informacionesh që policët duhet ti marrin në banka, te Tatimet, në ISSH, por edhe në Hipoteka. Zv. Ministri i Brendshëm Juljan Hodaj thotë se formularët janë deklarativ, nuk duhet të dorëzohen dokumente.

Pavarësisht se kanë vetëm 30 ditë kohë, zv.Minitsri i Brendshëm thotë se ky është afati i mjaftueshëm për rreth 10 mijë oficerë policie. Ndërkohë ende nuk janë ngritur komisionet për Vetingun në Policinë e Shtetit, ndërsa numri i punonjësve që janë dorëhequr ende nuk dihet, por burime të Report TV thanë se janë më shumë se 30 policë të dorëhequr.

Share This Video


Download

  
Report form