Nga ambientet e Kuvendit, në postin e kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë, Petrit Vasili deklaroi se anëtarët socialistë nuk kanë pritur një ditë për mbledhjen e këtij komisioni për miratimin nen për nen të ligjit për strehimin social.
Vasili e quajti të patolerueshme mbledhjen vetëm nga anëtarët socialistë të Komisionit të Shëndetësisë, në një kohë që ditën e sotme Komisioni Europian jep rekomandimin për hapjen e negociatave.
Në mënyrë të njëanshme dhe skandaloze, pa asnjë shkak Komisioni i çështjeve Sociale të Shëndetësisë, është mbledhur vetëm me anëtarët e Partisë Socialiste, deputetë në kuvendin e Shqipërisë. Pas një kërkesë timen si kryetar i komisionit, për shtyrjen vetëm një ditë të punimeve të komisionit, për shkak të impenjimeve politike të anëtarëve të opozitës, lidhur me çështjet që kishin të bënin me ditën e sotme, të raportit që pret Shqipëria dhe komunikime politike të caktuara.
Petrit Vasili