Ora News - Veliaj: Bashkëfinancojmë tarracat e gjelbra në pallateve, administratorët të aplikojnë

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës projekton zgjerimin e projektit të tarraceve të gjelbra pas pilotimit të bërë në tarracën e institucionit. Një projekt i tillë mund të zbatohet edhe në institucionet publike ashtu edhe ne banesat private ku bashkia është bashkëfinancuese. Veliaj i bëri thirrje administratorëve të aplikojnë pranë bashkisë për të gjelbëruar tarracën e pallatit të tyre.

Projekti i tarracave të gjelbra në kryeqytet do të shtrihet në ndërtesat publike dhe private, ku Bashkia e Tiranës do të jetë bashkëfinancuese.

Nga pilotimi i realizuar në tarracën e Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit i është shtuar një tjetër tarracë e gjelbër, ajo e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Veliaj: ?Shumë prej ndërtesave publike në Tiranë si ministritë, institucione varësie apo drejtori, mund të kenë një mikro-hapësirë, një lulishte në nivelin vertikal. Sot të gjithë po flasim për pyje orbitale dhe pyje vertikale, pra si mund të ndërtojmë një oaz gjelbërimi në tarracën e secilës prej ndërtesave publike?.

Për realizimin e këtij projekti që është një risi për vendin, Bashkia e Tiranës po shqyrton disa propozime.

Veliaj: ?Propozimi i parë është të vijojmë me të gjithë ndërtesat publike, çka më pas të ndiqet nga ndërtesat private. Propozimi i dytë është që tarracat e gjelbra në ndërtesat private t?i bëjmë me bashkëfinacim. Sot fatmirësisht, GEF, Europol dhe Ekolëvizja kanë qenë bashkëfinancuesit e ndihmuesit e kësaj përpjekje, por në ndërtesat private këtë mund ta bëjmë fare mirë me fondin e komuniteteve, ku administratori i zgjedhur i pallatit vjen të aplikojë. Ne i japim një manual se si mund të bëhet tarraca e gjelbër dhe më pas bëjmë bashkëfinancimin, 50% Bashkia dhe 50% banorët?.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që në bashkëpunim me administratorët e zgjedhur, të aplikojnë për projekte të tilla, të cilat jo vetëm do të përmirësojnë anën estetike të godinave, por njëkohësisht do të përmirësojnë eficencën e energjisë dhe cilësinë e ajrit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-bashkefinancojme-tarracat-e-gjelbra-ne-pallateve-administratoret-te-aplikojne

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS