Rektori aktual i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe paraardhësi i tij Dhori Kule akuzojnë njëri-tjerin për abuzime me tenderat e këtij institucioni. Dy akademikët kanë kallëzuar në Prokurori njëri-tjetrin për korrupsion për disa tendera të zhvilluara ndër vite.
Burime nga Prokuroria për Krimet e Rënda konfirmojnë për TV Klan se procedimi është regjistruar dhe po kryhen veprime hetimore. Nuk jepen shume detaje se cilat janë tenderat konkretë që dy profesorët akuzojnë njëri-tjetrin. Po kallëzimi në prokurori që ata kanë bërë vjen pas një marrëdhënie jo të mirë mes tyre. Mynyr Koni deklaroi publikisht se në Universitetin e Tiranës ndër vite ishin bërë abuzime.