Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij " />
Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "/>

"Ju flet Moska": Lista e zezë e historisë me amerikanë antishqiptarë

Ora News Emisione 2018-05-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" ka analizuar burokracinë në DASH, e cila deformon politikën amerikan. Ai mori rastin e Shqipërisë ku DASH i ka ndaluar hyrjen ish-prokurorit Adriatik Llalla dhe deputetit Tom Doshi.

Myftaraj: Siç edhe jeni në dijeni SHBA kanë shënjestruar persona në Shqipëri, ish prokurorin Adriatik Llalla dhe deputetin dhe biznesmenin Tom Doshi. I kanë shënjestruar me një instrument të posaçëm ligjor të vitit 2017 që përdoret për të nxjerrë në pah, në dritë të keqe ata që shihen si problematikë në SHBA.

E gjithë kjo të le përshtypje të keqe në një pikëpamje se duhet të ishte një listë e gjatë ku këta emra mund të ishin afër qindshes dhe jo i pari dhe i dyti dhe mund të diskutohej a do ishin të njëqindët.

Zoti Llalla shënjestrohet për mosveprim. Në një kohë që mosveprimi është një gjë e keqe, por në anën tjetër kemi të bëjmë me një ish-ministër të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili rezulton përgjegjës për veprime kriminale.

Nuk e di çdo kishte ndodhur këtu sikur zoti Llalla ti kishtë dhënë automjetin e tij një krimineli, të kishte dalë jashtë me të dhe të ishte arrestuar me drogë, jam i sigurt se Llalla do të ishte në burg sot.

Apo çdo kishte ndodhur nëse Tom Doshi të ishte në vend të Orest Sotës, edhe Doshi do ishte në burg dhe Ambasada amerikane do të kishte bërë namin për këta të dy.

Pra pyetja është: A është politika amerikane zyrtare që të ketë një standard të dyfishtë të qartë në Shqipëri, apo politika amerikane zyrtare deformohet nga keqinformimet e burokracisë amerikane.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-lista-e-zeze-e-historise-me-amerikane-antishqiptare

Share This Video


Download

  
Report form