Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e re amerikane e emëruar në Shqipëri Kathleen Ann Kavalec ishte në qendër të analizës së Kastriot Myftarajt në emisionin e tij "Ju flet Moska". Myftaraj thotë se në kohën kur të gjithë ambasadorët po marrin detyren, karriera e Kavalec ka mbetur pezull.
Sipas tij, Kavalec ka qenë e përfshirë në një konspiracion kundër Donald Trump në kohën kur ai ishte kandidat për President. Ai thotë se Kavalec ka bashkëpunuar me Christopher Still, i cili përgatiti një raport ku thuhej se Trump ka bashkëpunuar me Rusinë për të fituar zgjedhjet.
Myftaraj: Që në fillim të korrikut presidenti Donald Trump deklaroi emërimin në Shqipëri si ambasadore të SHBA të zonjës Kathleen Ann Kavalec. Fati i zonjës Kavalec është ende pezull dhe duke ditur rëndësinë që ka ambasadori amerikan në Shqipëri, opinioni publik është i interesuar të dije më tepër.
Kavalec ka mbetur pezull në rrugëtimin e karrierës së saj dipomatike, jo për shkak sic i ndodhi Lu, i cili u vonua të merrte mandatin për shkak të luftës që shkaktoi në senat ndaj Presidentit Obama. Problemi i Kavalec është dicka tjetër. Ajo akuzohet se ka marrë pjesë në një konspiracion kundër presidentit Trump në kohën kur ky ishte kandidat për president. Pra ka marrë pjesë në një konspiracion që sipas ligjeve amerikane është i palejueshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-cpo-ndodh-me-ambasadoren-e-emeruar-amerikane