Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Monumentet e Kulturës dhe statusi qytet i mbrojtur nga UNESCO janë dy pika të forta të Beratit në strategjinë e zhvillimit të turizmit.
Qarku numëron 103 monumente të kategorisë së parë dhe 383 të kategorisë së dytë, kryesisht të përqëndruara në lagjet muzeale të Qytetit Berat.
Por një pjesë jo e vogël e këtyre momumenteve kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi po rrënohen ditë pas ditë.
Ndërhyrje të tilla të specializuara kërkojnë fonde të mëdha ndaj kryebashkiaku i Beratit flet për nevojën e bashkëfinancimeve dhe bashkëpunimit me Ministrine e Kulturës dhe biznesin privat.
Dhe shembulli për ndryshimin që mund të sjellë bashkëpunimi ishte shndërrimi i një banese 300 vjecare në Lagjen Mangalem në një bujtinë për të pritur turistë, e inauguruar në ditën ndërkombëtare të Kulturës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berati-ka-103-objekte-te-kategorise-se-pare-disa-ne-rrezik