Ora News - Xhafaj: Berati meriton çmimin e parë për sigurinë publike!

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konsultimet me qytetarët për sigurinë publike janë transferuar në Berat, ku kreu i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj, përveç të tjerave ka vlerësuar këtë qark për nivelin e ulët të kriminalitetit. Nëse do të kishte një çmim për sigurinë publike, tha Xhafaj, ai i takon qarkut të Beratit.

Xhafaj: Unë dëshiroj të them që nëse sot do të kisha mundësinë të jepja një çmim në shkallë vendi për çështjet e rendit dhe sigurisë, jemi në një mendje me drejtorin e Përgjithshëm, që në Republikën e Shqipërisë, çmimi i parë do t'i jepet qarkut të Beratit. Kur kam parë statistikat jam surprizuar. Rezultatet janë shumë pozitive dhe kontributi i parë i takon qytetarisë tuaj, i takon qytetarëve që banojnë në këtë qark, për kontributin që jepet që për qytetin dhe fshatrat tuaj të jenë sa më të sigurt. Ka një vlerësim pozitiv edhe për punën e organeve të policisë në Qarkun e Beratit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-berati-meriton-cmimin-e-pare-sigurine-publike

Share This Video


Download

  
Report form