Report TV - Nuk ka patenta për shoferët e rinj, shkak bllokimi i tenderit

Report TV 2018-05-14

Views 0

Kush ka aplikuar për të rinovuar apo për të marrë për herën të parë lejen e drejtimit do të duhet të presë të paktën 30 ditë. Kjo për shkak të rikthimit të tenderit të kartonëve të patentave. Kështu shprehet drejtoria e përgjithshme e shërbimit të transportit rrugor, e pyetur nga Report TV lidhur me penalizimin që po iu bëhet qytetarëve për pajisjen me patentë.

Kanë kaluar afatet jashtë cdo situate normale nëse mund ta quajmë për t?u pajisur me një karton të lejes së drejtimit për qytetarët qoftë për rinovim apo at a që aplikojnë për herë të parë. Për hir të transparencës, u ribë nga e para dhe kjo mori kohën e vetë, ka 10 ditë që është shpallur kompania fituese e tenderit, nuk është ajo kompani që ka qenë më parë. Mendoj që jemi në specifikimet e fundit për pajisur gjithë qytetarët shqiptarë me leje drejtimi

Enea Andrea
Aktualisht është gjetur një zgjidhje për ata që duan të qarkullojnë brenda territorit shqiptar, por jo për personat që duan të lëvizin jashtë.

Ata që kanë bërë pagesën janë pajisur me një kopje përmbledhëse e cila në një marrëveshje me policinë rrugore iu jep të drejtën të qarkullojnë brenda territorit shqiptar. Problemi është për ata që udhëtojnë jashtë shtetit pasi nuk mund të pajisen dot me leje drejtimi

Enea Andrea

Share This Video


Download

  
Report form