Ora News - KPK e shkarkon nga detyra, prokurorja e Apelit Shkodër e pret me duartrokitje vendimin

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokuroren e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani.

Besa Nikëhasani ishte prokurorja e parë që u thirr në seancë degjimore nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit

Deri tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kaluar në sitë tre gjyqtar dhe një prokuror ndërkohë që në pritje janë afro 800 gjyqtarë dhe prokurorë në të gjithë vendin. teksa po ashtu janë larguar nga sistemi 16 gjyqtarë e prokurorë.

Me detyrë prokurore në Prokurorinë e Apelit Shkodër ku një periudhe ka qenë edhe drejtuese si dhe një nga kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Nikëhasani seancen e shkuar u paraqit në seancë pa praninë e një avokati.

Nuk justifikoi pasurinë

Edhe për këtë prokurore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte mjaftuar vetëm me kontrollin e pasurisë, pa u thelluar në dy komponentët e tjerë të kontrollit profesional apo integritetit.

Relatorja e çështjes, Genta Bungo, tha se nga verifikimet e bëra nga Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Verifikimit të Pasurive (ILDKPI), kishte konstatuar se prokurorja nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë por kishte qenë një hetim i thelluar i KPK-së që kishte arritur në përfundimin se prokurorja e Shkodrës nuk justifikonte burimin e ligjshëm të dy apartamenteve në Tiranë dhe një në Lezhë, dy garazheve në Tiranë dhe një automjeti.

Vetë prokurorja tha se pretendimet e Komisionit nuk qëndrojne, pasi ajo nuk ka fshehur asnjë pasuri, ndërsa pasaktësitë në disa deklarime janë bërë për shkak të disa lapsuseve në vite.

Prokurorja u shpreh se dy garazhet i ka deklaruar në 2009, ndërsa shtoi se për makinën ka marrë borxhe.

Ajo u shpreh se e bleu fuoristradën, pasi e vjetra iu përplas dy herë, ndërsa shtoi në 2003 i kishin vendosur tritol në makinë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vettingu-kpk-jep-sot-vendimin-prokuroren-besa-nikehasani

Share This Video


Download

  
Report form