Ora News - KPK e shkarkon nga detyra, prokurorja e Apelit Shkodër e pret me duartrokitje vendimin

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokuroren e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani

Gjyqtarja: "Trupa gjykuese shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit dhe zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ bazuar vetëm në kriterin e pasurisë.Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besa Nikëhasani, prokurore në Prokurorinëe Apelit Shkodër. Vendimi i arsyetuar njoftohet brenda 30 ditëve pas përfundimit të kësaj seance dëgjimore".

Me ironi prokurorja e Apelit e Shkodrës e cila kandidoi dhe për KLP duartrokiti vendimin dhe tha: "Kjo është drejtësia!"

Jashtë seancës në një prononcim për median, prokurorja e indinjuar tha se nuk kishte shkelur asnjëherë ligjin, se kishte punuar me përkushtim dhe sa i takon mosjutifikimit të pasurisë, deklaroi se nuk kishte as llogari kursimi.

Besa Nikëhasanaj: Më gjeni një dosje me probleme, po të isha e korruptuar nuk bëja 14 vjet Tiranë-Shkodër. 22 vjeçe kam bërë punën e prokurores, jam përplasur me 1000 kriminelë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vettingu-kpk-jep-sot-vendimin-prokuroren-besa-nikehasani

Share This Video


Download

  
Report form