S ’justifikon pasurinë, shkarkohet prokurorja, duartroket me ironi vendimin, betohet para mediave

Report TV 2018-05-14

Views 0

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë prokuroren e parë. Ajo është Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, pasi nuk justifikonte pasurinë. Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro.

Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë. Trupa gjyqësore e KPK që mori vendimin e përjashtimit të prokurores përbëhej nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko.

Trupa dëgjoi prokuroren Besa Nikëhasani dhe e konsideron të përfunduar seancën. Në përfundim trupa vendosi shkarkimin nga detyra e prokurores Besa Nikëhasani

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren
Prokurorja e Apelit ishte e pranishme në sallë në momentin që u dha vendimi duke e duartrokitur me ironi, ndërsa e cilësoi të padrejtë duke paralajmëruar se do të apelojë.Jashtë ambienteve me një zë të dridhur, ajo deklaroi se ka punuar me ndershmëri, ndërsa i kanë vendosur edhe tritol në banesë.

Kam deklaruar vetëm rrogën time, nuk e dija që duhet deklaruar të gjitha çfarë kisha. Betohem! Me shku tek Zoti dhe në hënë, jam e pakorruptuar. Më gjeni një dosje që kam shkelur ligjin. Që të 2004 kam deklaruar shtëpinë e pa hipotekuar në Lezhë, të gjithë këtë adresë e kanë të gjithë, edhe ILDKP. Edhe 10 dynymët e tokës së burrit në fshatin Rrilë në Lezhë pse nuk i shihni?

Mendoni se jeni pakorruptuar? Nuk jam e korruptuar. Më gjeni një dosje që kam bërë një shkelje. Do të ndjek rrugën ligjore, do të apeloj vendimin, pasi është e drejta ime. Jam kurioze të di cfarë është shkruar në vendim. Nëse kam pasuri të pajustifikuar nga e mora unë, kur nuk kam shkelur ligjin. Kam 14 vite që shkoj nga Tirana në Shkodër. Kam pasur vetëm 1 vit, 43 vrasje kur ka qenë kryeprokurore Ina Rama, kam punuar dite e nate.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS