Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në duart e Gëzim Hidrit, guri humbet fortësinë dhe i përshtatet pasionit të artistit që e shndërron atë në objekte të veçanta për syrin.
Mjeshtri i gurit çeli të hënën ekspozitën vetjake. Presidenca i vendosi në dispozicion ambientet ku u bënë bashkë të afërm e dashamirës së artit të tij.
Hidri ekspozoi plot 37 punime.
Hidri: Është një ekspozitë me gurë natyralë, gurët janë marrë kryesisht të gjithë kryesisht nga vendi jonë. Brenda gurit unë jam munduar të mpreh mendjen, sigurisht tek enët e gurit. Kurse tek skulpturat jam munduar gjithmonë të latoj kohën.
Por vepra më e arrirë për të është mozaiku i Presidentit të ekipit të futbollit Çelsi, Roman Abramoviç, punim që i ka marrë 9 vite e 9 muaj kohe nga jeta e tij.
Hidri: Është punuar si qilimi i Penelopit, 9 vjet e 9 muaj. Tek ai mozaik janë vendosur 50 gurë sot, të nesërmen janë hequr 70. Janë vendosur pasnesër më tepër. Prish, vër derisa jam munduar të gjej atë më perfekten, nuk mund të lëviz më.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skllavi-i-gurit-gezim-hidri-ekspozite-personale-ne-presidence