Report TV - Gjykata liron pasurinë e pronarit të 'Porcelanosa' të hetuar në Spanjë për drogë

Report TV 2018-05-14

Views 2

Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar të lirojë nga sekuestroja pasuritë e biznesmenit Nikolin Janina, që administron kompaninë e njohur ?Porcelanosa?. Vendimi është marrë pak kohë më parë, pasi është konkluduar se biznesmeni justifikonte pasurinë e tij, prej disa miliona euro.

Mësohet se përfaqësuesit ligjorë të biznesmenit Janina kanë paraqitur bilancet vjetore të kompanisë ?Alba Ceramika?, duke pretenduar se e gjithë pasuria e Janinës, është e ligjshme dhe se nuk ka rrjedhur nga ndonjë përfitim të paligjshëm.

Gjykata pasi është njohur me këto pretendime ka vendosur të lirojë duke hequr nga sekuestroja të gjitha pasuritë e ngrira nga prokuroria. Nisur nga këto kushte, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se ka pushuar hetimet, duke ndalur ndjekjen penale për këtë rast.

Akuza, lider i një grupi kriminal në Spanjë
Sipas dokumentacionit të referuar në prokurori, biznesmeni Nikolin Janina, dyshohet nga drejtësia spanjolle të jetë lideri i një grupi kriminal me përbërje Spanjolle dhe Turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe opium në disa shtete të europës. Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS