PD ka vijuar edhe sot akuzat ndaj Safet Gjic" /> PD ka vijuar edhe sot akuzat ndaj Safet Gjic"/>

Ora News - "Gjici", PD: Prokuroria të hetojë abuzuesit me tenderat

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD ka vijuar edhe sot akuzat ndaj Safet Gjicit, që sipassaj është përfitues i miliona euro tenderave pa asnjë konkurs.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, deputeti Ervin Salianji thotë se tenderat e marra nga Gjici janë fiktive, ndërsa i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimin për abuzuesit.

PD akuzon Safet Gjicin se ka fituar 315 tendera, 25.2 milionë dollarë, për llogari të fushatave elektorale të Edi Ramës

Ne kunderpergjigje Gjici i quajti shpifje dhe deklaroi se do e padisë në gjykatë Salianjin

Deklarata e PD-se
Safet Gjici nuk dha dje asnjë përgjigje përse ka kryer veprën penale të mashtrimit me tenderat publike, por kërcënoi me drejtësinë e re të Edi Ramës, i cili e ka bërë supermilioner me paratë e shqiptarëve.



Dokumentat e paraqitura nga Partia Demokratike tregojnë qartë se tenderat janë fiktive, se në tender merr pjesë vetëm Gjici, me dy kompanitë e tij kundër njëra- tjetrës dhe fiton njëra prej tyre, pra fiton Gjici.

Dy kompanitë, me të cilat drejtuesi politik i Ramës në Kukës thotë se nuk ka lidhje, quhen:

1. EUROGJICI SECURITY shpk dhe ka përfituar 250 tendera, me vlerë 21.3 mln dollarë, nga të cilat 143 pa garë me vlerë 3 milion dollarë dhe aktualisht është e vëllait të tij

2. TONI SECURITY shpk, ka përfituar 65 tendera, me vlerë 3.8 mln dollarë, nga të cilat 28 pa garë, me vlerë 709 mijë dollarë. Toni është emri i djalit të Safet Gjicit.

Këto dy kompani, që ?konkurojnë? fiktivisht kundër njëra-tjetrës, kanë të njëjtën adresë fizike, të njëjtën adresë e-mail-i. Nga ekstraktet historike vërtetohet se, të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person (Gjici), pasi:

1. Adresa fizike e selisë është e njëjtë, konkretisht: Rruga ?Adem Jashari?, Njesia Bashkiake nr.5, Lagjja nr.8, hyrja nr.10, apartamenti nr.3, Tiranë (i njëjti apartament)

2. Adresa elektronike është e njëjtë: [email protected]

25.2 milion dollarët e përfituar nga Gjici nëpërmjet dy kompanive të tij, i janë dhënë duke prishur garën në tendera, duke falsifikuar dokumenta zyrtarë dhe duke i shkaktuar shtetit dëme me miliona Euro. Shkeljet janë të faktuara nga dokumentat e publikuara nga ne, dhe prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimin për të çuar para përgjegjësisë penale abuzuesit e miliona Eurove.

Edi Rama që po zhvat qytetarët kuksianë për të kaluar ?Rrugën e Kombit? dhe nuk ka ndërmend t?i lërë ata të kalojnë falas në rrugën e ndërtuar edhe me taksat e tyre, i tall kuksianët me premtime për abone, ndërsa kuksianit Gjici, me të cilin blen vota për të ruajtur pushtetin, i jep 25.2 milionë dollarë.

Skema e përdorur nga Gjici në mashtrim të plotë të ligjit, përbën vepër penale për të cilën prokuroria duhet të nisë hetim të plotë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjici-pd-prokuroria-te-hetoje-abuzuesit-me-tenderat

Share This Video


Download

  
Report form