Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për të disatën ditë rradhazi, Partia Demokratike organizon konferenca shtypi për të denoncuar fondet që Edmond Bego ka përfituar nga buxheti i shtetit.
Në daljen për mediat nga selia blu, Gazmend Bardhi, renditi disa tendera që sipas tij janë fituar nga Bego me mbështetjen e deputetit socialist Taulant Balla.
Sipas Bardhit, Prokuroria duhet të nisë procedim pasuror ndaj Edmond Begos dhe të hetojë nëse ka qenë Taulant Balla që ka ndërmjetësuar për miliona eurot e përfituara nga Bego në kundërshtim me ligjin.
Bardhi: Prej gati një jave Partia Demokratike ka sjellë prova, të bazuar në dokumenta zyrtarë se trafikanti idrogës, Edmond Bego, u shndërrua në biznesmnen të fuqishëm pas miqësisë familjare që lidhi me Taulant Ballën.
-10 milionë euro të përfituar nga punimet në rrugën Tiranë Elbasan
-1 miliard lekët për ndërtimin e nënstacionit të Librazhdit
-3 miliardë lekët në disa punë të tjera publike kryesisht në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan
Pra, rreth 14 milionë euro nga buxheti i shtetit janë fakte të mjaftueshme që prokuroria të nisë kryesisht hetimin për të provuar se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, taulant Balla ka bërë rolin e sekserit për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës, kompania e të cilit, para miqësisë familjarëe me Taulant Ballën, ishte në prag falimenti dhe 2 herë nën sekuestro.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-bego-perfitoi-14-mln-euro-nga-taksapaguesit-prokuroria-te-hetoje