Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot My" />
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot My"/>

"Ju flet Moska": Ultimatumi islamik i Ramës për Merkel nëpërmjet Reuters

Ora News Emisione 2018-05-14

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme intervistën e kryeministrit Edi Rama për Reuters dhe mesazhet që i adresonte kancelares Merkel dhe Brukselit.

Myftaraj: Kryeministri Edi Rama sot me rastin e vizitës në Berlin dhe takimit me kancelaren Merkel kishte përpunuar një strategji interesante të atij që në shkencat e komumnikimit quhet kanal indirekt.E kam fjalën për një intervistë të Ramës për Reuters ku intervistuesi i referohej pikërisht mesazhit që Rama do të jepte në Berlin. Ky ishte qëllimi, por edhe në Bruksel nënkuptohet.

Intervista është shumë interesante, kam shkëputur tre paragrafët e parë. Rama këtu jep një mesazh që nuk guxoi ta jepte me këto fjalë jo e jo në takimin me kancelaren Merkel por as në intervistën që dha sot për DW.

Thelbi i intervistës së Ramës për Reuters përfshihet në paragrafin e parë ku thotë: ?Duke i mohuar Shqipërisë anëtarësimin një ditë në Bashkimin Europian, mund të ushqehet radikalizimi islamik në këtë shtet ballkanik, duke rrezikuar stabilitetin rajonal".

Është një gjë që Rama e ka përdorur disa herë, edhe kur Shqipëria kishte për të marrë statusin kandidat por edhe kur në 2016 për rekomandimin e hapjes së negociatave, duke thënë na pranoni kështu siç jemi përndryshe do të bëhemi më të këqinj pa dëshirën tonë dhe për të keqen tuaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-ultimatumi-islamik-i-rames-merkel-nepermjet-reuters

Share This Video


Download

  
Report form