#tvora
Një intervistë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhënë të premten ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Tv Ora, duke e lidhur edhe me situatën politike në Shqipëri.
Myftaraj: Presidenti Trump ka dhënë ditën e premte një intervistë shumë interesante. Është një intervistë në vitin e parafundit të mandatit 4-vjeçar të Presidentit, viti parazgjedhor ku Presidenti do të kërkojë një mandat të dytë presidencial.
Me këtë rast ai ka thënë disa gjëra interesante.Pjesa më pikante e deklaratës së tij ishte kur thoshte: "Ju e dini, e majta luan një lojë të ashpër".
Trump është i pari President që i përdor shpesh termat e majtë dhe e djathtë për politikën e brendshme amerikane.Është një fjalor që nuk pëlqehet të pëërdoret në Amerikë.
"Unë mendoj që njerëzit në të djathtë janë më të fortë por ata nuk e luajnë lojën ashpër" vijon ai.
"Unë mund tu them ju se kam mbështetjen e policisë, mbështetjen e ushtarakëve dhe mbështetjen e motoçiklistëve. Kam njerëzit më të fortë por ata nuk do të luajnë fort deri kur të shkohet në një pikë të caktuar dhe atëherë gjërat do të bëhen shumë keq" tha Trump.
Paralajmëron një vit të nxehtë zgjedhor në SHBA.
Është një deklaratë që sjell në pyetje konceptin për stabilitetin.
Njeriu më i pushtetshëm i Amerikës thotë se nuk do të ketë sakrifikim të demokracisë për stabilitetin.
Kështu duhet të mendohet dhe në Shqipëri, kështu duhet të mendojë dhe opozita dhe qeveria.
Stabiliteti është një shqetësim i dyanshëm dhe nuk i përket njërës palë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-ultimatumi-i-trump-dhe-opozita-ne-shqiperi
Follow TV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz