http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Biznesi i është rikthyer kërkesës, për ti lënë më shumë kohë kompanive të vogla, që nëse do të aplikojnë për kredi, bankat të mos jenë shumë strikte në bilancin që ato paraqesin.
Duke folur në këshillin kombëtar të punës, sipërmarrësit kërkuan që ky afat të shtyhet me 1 deri në 2 vjet, por ata hasën në rezistencën e ministrit të financave Arben Ahmetaj.
?Ne mendojmë që të shtyhet me një vit zbatimi i kësaj nisme për biznesin e mesëm dhe 2 vjet për të voglin. Duhet ti mirëkuptojmë ata vijnë nga errësira dhe s?kanë shumë informacion, ende nuk janë të familjarizuar me bilancet. Do të kërkonim bashkëpunimin tuaj për të shtyrë këtë afat me qëllim që të mos i penalizojmë nga kërkesa për kredi, e cila do të shërbejë për rritje e mëtejshme të tyre?.
?Ju kërkoni një deri në dy vjet, por në fakt ne ju kemi lënë tre vjet kohe. 2015, 2016, 2017 kanë qenë kohë e mjaftueshme për tu përgatitur. Ndaj zbatimin e kësaj mase e nisëm nga 1 janari 2018, - thotë Ahmetaj?.
Nga 1 janari 2018 Banka e Shqipëri nxori urdhrin që çdo kredi e re që do të marrë biznesi duhet të përputhet me bilancin që ata dorëzojnë në tatime. Ky urdhër është i prerë për të gjitha kompanitë e mëdha, ndërsa kërkesa për kompanitë e vogla është ende në shqyrtim, nga banka e Shqipërisë në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave.