“Politikat tatimore, një lëmsh”/ Biznesi amerikan kërkon lehtësira - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-03-04

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhoma Amerikane e Tregtisë adresoi tre shqetësime kryesore që sipas saj ndikojnë në përmirësimin e klimës ekonomike si dhe në tërheqjen e investimeve të huaja.Gjatë një takimi me drejtoren e tatimeve, kreu i dhomës amerikane Enio Jaco tha se ligjet fiskale nuk duhet të ndryshohen shpesh dhe se qeveria duhet të konsultohet paraprakisht me biznesin.Por mbi të gjitha ka ardhur koha që qeveria të harrojë politika tatimore rajonale, për ta bërë ekonominë më konkurruese.Klima e investimeve është një çështje e rëndësishme. Prioritet për ne janë thithjet e investimeve të huaja?. Shqipëria nuk ka politika konkurruese për investimet e huaja. Politikat tatimore në këto 8 vjet kanë ndryshuar shpesh.Sa i përket problemeve me informalitetin, anëtaret e dhomës amerikane janë të mendimit se diferencimi I taksave në bazë të xhiros së biznesit ka lënë shteg për rritje të evazionit.Ka një ndryshim të ligjit të tatimit mbi të ardhurat, dhe ndarja e fashave ka sjellë evazionin, sidomos ata që qëndrojnë në fashën deri 8 mln lekë. Kjo e shtyn tatimpaguesin të fshehë të ardhurat, të mos kryejë deklarim vullnetar. Barra po bie te tatimpagues të rregullt. ?U bëjmë thirrje Financave të bëjnë gati reformimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Tatimpaguesit, që janë punëmarrës, mbajnë barrën më të madhe. Ne u kemi paraqitur Financave propozimin për përmirësimin e Udhëzimit të procedurave tatimore. Kërkohet të jenë më të qartë, me qëllim që të mos ketë vend për abuzime nga tatimorët?, tha ajo Alketa UruciPër drejtoren e tatimeve bashkëpunimi me biznesin konsiderohet i rëndësishëm, pasi ndikon në përmirësimin e punës.Më herët dhoma amerikane ka denoncuar korrupsionin si dhe barrën e taksave që paguajnë bizneset shqiptare si dy problemet kryesore që pengojnë thithjen e investimeve të huaja.

Share This Video


Download

  
Report form