Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Elira Caushi, drejtore e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, e ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe, thotë se të larguarit nga skema e ndihmës ekonomike refuzojnë punët e ofruar.
Çaushi: Kemi një numër refuzimesh. Është vërejtur sidomos në kontingjentin që doli nga ndihma ekonomike dhe ishte e çuditshme sepse ne morëm iniciativa bashkë me Bashkinë dhe Shërbimi Social Shtetëror për t'i riorientuar drejt tregut të punës dhe hasëm me një numër të konsiderueshëm refuzimesh. Në përgjithësi të gjitha punët që ofrohen janë brenda profilit që ata kanë nevojë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/caushi-ata-qe-dolen-nga-ndihma-ekonomike-nuk-pranojne-pune-qe-u-jepet