Një swing maraton në ditën ndërkombëtare të jazzit. Nëse stacioni hekurudhor në Kashar në ditë të zakonshme si kjo e sotmja është i shkretuar, nuk do të jetë kështu më 30 prill, ku mbi 500 njerëz do të udhëtojnë me tren nga Tirana drejt Shkodrës, duke na rikthyer pas në kohë në vitet 40?-50. ?Andrra n?tren? organizohet për herë të tretë në Shqipëri nga shoqata kulturore Hemingway. Për të zbuluar më shumë rreth organizimit , na ndiqni. Do të kuptoni si mund të bëheni pjesë e aktivitetit, programin muzikor që është programuar , risinë e këtij edicioni dhe se sa kushton një ëndërr.
Intervista me Blendi Sukaj, një nga organizatorët
-Blendi, Hemingway vjen për herë të tretë me një Swing Maratonë. Për të gjithë ata që e dëgjojnë këtë event për herë të parë, si jeni organizuar ju?
Atëherë siç e thatë është edicioni i tretë i Sëing Marathon dhe ripërsëritet në tren. Duke parë, le të themi, kënaqësinë që kanë patur njerëzit në edicionin e parë, akoma më shumë në të dytin, automatikisht mori një format të edicioneve për të kënaqur edhe ata që nuk kanë qenë as herën e parë as herën e dytë, gjë të cilën nuk e bën të mundur ana teknike për sa i përket vendeve që treni ka, Teatri Migjeni në Shkodër kapaciteti i tij, nuk kanë pasur mundësinë që të vijnë të gjithë ata që kanë dëgjuar për Swing Maratonën dhe lindi ideja për të vazhduar të ecim përpara me të tretin duke rritur dhe anën artistike.