http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave ka nisur nga puna për të analizuar skenarët e rritjes së kufirit për biznesin e vogël. Opsioni i mundshëm është qe ky tavan të jetë 12 ose 14 milion lekë, nga 8 që është aktualisht. Por pse vendosi qeveria që të ndërmarrë këtë hap pikërisht tani?
?Qëllimi është të nxisim biznesin të deklarojë xhiron reale. Ideja është që të mos tremben nga tavani 8 milionë lekë, duke gënjyer në deklarimet e tyre nga frika se do të paguajnë 15 % tatim fitimi. Prandaj për të lehtësuar këtë barrë ne po shikojmë kush janë skenarët e mundshëm. Do përpiqemi që të gjejmë në harmonizim mes interesit të biznesit, por edhe të mos krijojmë risqe për buxhetin. ?- thotë Niko Lera, drejtor në Ministrinë e Financave.
Sipas drejtorit të politikave fiskale ne Ministrinë e Financave, është ende herët për të evidentuara se sa do të jenë përfituesit e skemës së re, pasi mbetet për t?u parë sjellja e biznesit për të deklaruar xhiro më shumë se 8 milion lekë.
?Nuk mund të themi ekzaktësisht se sa do të jenë bizneset që do të përfitojnë. Kjo mbetet për t?u parë se si do të jetë sjellja e kompanive. Ideja është sa nga 71 mijë biznese të vogla do të deklarojnë xhiro mbi 8 milion lekë? Ne këtë fakt do të analizojmë në ditët në vijim?-thotë Lera.
Ministria e Financave është e bindur se kjo masë do të ketë efekt, pasi do t?i japë biznesit të vogël më shumë mundësi për deklarim.
?S?ka pse të mos jetë e efektshme. Po synohet t?i ulet barra bizneseve që paguajnë nga 15 % tatim fitimi në 5 %. Mendojmë se do të prevalojë qëllimi për të paguar më pak se sa tendenca për t?u fshehur dhe për të bërë evazion dhe më pas biznesi të penalizohet?-përfundon qëndrimin e tij Lera.
Nga ana tjetër ky ndryshim ligjor, së bashku edhe me vendosjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek bizneset e vogla, pritet të shtoje barrën ne administratën tatimore.