Zerimi i taksës për biznesin e vogël - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përtej kundërshtive te Fondit Monetar Ndërkombëtar per te mos e hequr taksen e biznesit te vogël, qeveria duket e vendosur per ta zbatuar, pavarësisht risqeve qe ajo mbart. Kryetari i Komisionit te Ekonomisë, Erjon Braçe, ka pranuara se zerimi nga taksat per biznesin e vogël, mbart rrezikun e evazionit, por sipas tij, qeveria dhe administrata fiskale, ka për detyre te monitoroje dhe te parandaloje. Kostoja nga zerimi i taksës e biznesit te vogël arrin ne 1.3 miliarde leke ne buxhet, por me shume se sa efekti, FMN i druhet cenimit te skemës se taksimit dhe rrezikut qe mund te sjelle ajo duke bere qe bizneset te qëndrojnë ne xhiron vjetore te 5 milion lekeve. Gjate diskutimeve te projektbuxhetit te vitit 2016, debatet u fokusuan edhe tek pagat e administratës publike, qe për te tretin vit me radhe, nuk do te rriten. Ngritja e pagave per një periudhe trevjeçare ka qene edhe ne nje kërkese e Fondit Monetare Ndërkombëtar. Kjo do te thotë se ne 2017, punonjësit e administratës mund te kenë shprese për rishikim te pagave me tendence rritje.

Share This Video


Download

  
Report form