Ora News - Vendi drejt kolapsit, Kokëdhima akuzon politikën: Ka zhytur vendin në korrupsion

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për Koço Kokëdhimën mungesa e lirisë politikë dhe asaj ekonomike do të çoj vendin drejt kolapsit. Kryetari i Partisë Zgjidhja akuzoi partitë politike se e kanë zhytur vendin në korrupsion teksa shtoi se partia që ai drejton, kauzë të saj themelore ka çlirimin e vendit nga oligarkët.

Kryetari i Partisë ?Zgjidhja?, Koço Kokëdhima, thotë se vendi është drejt kolapsit dhe mungesën e lirisë ekonomike dhe kanosjen e të drejtat e njeriut ia atribuon partive politike.

Kokëdhima thotë se mes tre partive kryesore ka një marrëveshje që iu mundëson politikanëve imunitet dhe alternim të ndërsjelltë në pushtet.

Ndryshe nga partitë e tjera, Kokëdhima thekson se partia që ai drejton nuk synim karriget në parlament por kauzë kryesore ka shpëtimin e vendit nga korrupsioni.

Në forumin që zhvilloi në Universitetin Europian të Tiranës, Kokëdhima foli edhë për fillimet e tij në politikë ku tha se synonte te pasuronte të majtën me vlera demokratike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vendi-drejt-kolapsit-kokedhima-akuzon-politiken-ka-zhytur-vendin-ne-korrupsion

Share This Video


Download

  
Report form