Kandidatja për Presidente Gordana Siljanovska Davkova, dje zhvilloi fushatën në Dellçevë dhe Berovë. Gjatë fjalimit në tubimin qendror para qytetarëve të Berovës theksoi se nuk duhet të ndryshojnë qëndrimin ndaj atdheut. Sipas saj, kjo qeverisje Maqedoninë e ka zhytur në korrupsion, nepotizëm, degradim ekonomik dhe krim. Siljanovska tha se qytetarëve po u rriten shpenzimet, por jo edhe pagat e pensionet, andaj ajo kërkon votën e qytetarëve që të bëj ndryshimet. Kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, sot do ta promovojë kandidaturën e saj presidenciale në Kratovë, kurse tubimin qendror në Kriva Pallankë.