Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin paraditen e sotme Fushë-Krujë-Milot. Në aksident janë përfshirë një automjet tip "Golf" dhe një "Ford Focus". Për pasojë pesë persona kanë mbetur të lënduar. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një prej automjeteve, tip "Ford", ka përfunduar në një tokë bujqësore. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjeteve. Fatmirësisht të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.