Dy shpërthime të fuqishme tritoli kanë ndodhur orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Nuk ka patur të plagosur, por e zonja e shtëpisë tek ngjarja që ndodhi në lagjen ?Lirim? pranë policisë, u shtrua në spital nga tronditja.
Sipas policisë, shpërthimi i parë ndodhi pranë derës së banesës së tregtarit Fatjon Bakës, 29 vjeç. Siç shihet dhe nga pamjet, dëme kanë pësuar muret dhe apartamentet e dy kateve.
Shpërthimi i dytë ka ndodhur pranë Bashkisë në lagjen ?15 Tetori?. Tritoli ishte vendosur pranë portës së banesës së G.Ç, 69 vjeç. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme.