Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vlora është tronditur në orët e para të mëngjesit, ku dy shpërthime tritoli kanë pasuar njëra- tjetrën.
Ngjarja e parë është shënuar në lagjen "Lirim", përballë Drejtorisë së Policisë vendore.
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në katin e 5-të të një pallati, në sheshpushimin përpara banesës së shtetasit Fatjon Bata 30 vjeç, i dyshuar edhe si objektiv i ngjarjes kriminale.
"Më datë 02.05.2018, rreth orës 02:30, në lagjen ?Lirim?, pranë derës së banesës së shtetasit F.B., 30 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale" informoi policia.
30 vjeçari jetonte në këtë apartament prej dy vitesh së bashku me nënën. Si pasojë e shpërthimit, e moshuara Nadire Bata, është trasportuar në spitalin rajonal të Vlorës për shkak të tronditjes dhe shokut të përjetuar.
Fatjon Bata rezulton i paskeduar më parë nga policia, teksa fqinjët tregojnë se shpërthimi ka qenë shumë i fortë.
Fqinji: U zgjuam, kur hymë pamë derën në tokë dhe xhami i banjos ishte thyer.Atë plakën nga trauma e morën në ambulancë. Djali i saj është shoqëruar. Shpërthimi ishte i fortë, unë isha në rroba dhe u ngrita përpjetë.
Në harkun kohor të 45 minutave, qyteti u trondit nga një shpërthim i dytë. Ngjarja ndodhi në lagjen "15 tetori", pranë Bashkisë së qytetit bregdetar.
Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit G.Ç nga Vlora.
"Më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen ?15 Tetori?, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale" sqaron policia.
Kamerat e sigurisë kanë kapur sekuencën e dy personave teksa hidhnin lëndën shpërthyese nga jashtë murit rrethues.
Aktualisht blutë e Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjarje.
Pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, "objektivat" nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlora-zgjohet-nga-dy-shperthime-tritoli-njeri-ne-nje-pallat-prane-policise