Siguria ushqimore ne restorante - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Ministria e Bujqëisë i është drejtuar 1400 biznesve me një letër informuese por edhe paralajmëruese lidhur me kushtet që duhet të plotësojnë, për të rritur sigurinë ushqimore.

Letra i është dërguar restoranteve, që operojnë kryesisht përgjatë zonave bregdetare. Ministria i kërkon atyre që të fokusohen te kushtet higjeno-sanitare, në lëndën e parë që blejnë, zbatimin e sistemit të gjurmueshmërisë si dhe të mbajnë dokumentacionin e nevojshëm për cdo hallkë të procesit.
Masat informuese sipas minsitrisë kanë si synim që operatorët ekonomik të kryejnë një vetkotroll, që në rast inspektimi nga AKU të shmangin penalitetet që nisin nga paralajmërimii, vijojmë më gjoba nga 50 deri në 500 mijë lekë dhe në fund është masa për mbyllje të akvitetiit.

Mbarvajtja e sezonit turistik veror në aspektin e sigurisë ushqimor është një sfidë më vete ndaj dhe ministria kërkon angazhimin maksimal të operatorëve të fushës me qëllim ofrimin e kushteve të nevojshme.

Share This Video


Download

  
Report form