http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka kërkuar marrjen e masave për hartimin e planeve të sigurisë në portet e vendit si dhe ndryshimin e tarifave portuale për t?i bërë të konkurrueshme me ato të rajonit. Gjatë analizës vjetore, Haxhiansto preku edhe çështjen e sigurisë së porteve, duke nënvizuar se edhe vendi ynë nuk është i përjashtuar nga probleme që lidhen me trafiqet dhe terrorizmin. Në lidhje me operatorët që kryejnë shërbime të ndryshme në portet e vendit Ministri i Transportit tha se kërkohet që të ofrojnë me shume cilësi, pasi tashmë ka ardhur koha që kapacitetet e porteve të jenë të njëjta me ato italiane.