Ora News - Alibeaj: Rama ka vënë në kontroll drejtësisë për të shpëtuar veten dhe Tahirin

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama për 6 muaj me rradhë e mbrojti Saimir Tahirin me imunitet derisa ia doli që të kontrollojë drejtësinë për të shpëtuar veten dhe ish-ministrin e tij.

Enkelejd Alibeaj: "Në këto 6 muaj, Edi Rama shkatërroi reformën e drejtësisë, duke e rrëmbyer si një kriminel i vërtetë, Prokurorin e Pergjithshëm dhe duke e vendosur nën këmbë Drejtësinë.

Në këto 6 muaj, nuk ia dorëzoi drejtësisë Saimir Tahirin, më justifikimin se nuk kishte prova dhe ndërkohë shkatërroi çdo provë që do të inkriminonte ministrin e tij të preferuar dhe atë vet"

Deputeti Enkelejd Alibeaj krahas kryeministrit sulmoi ashpër edhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj ndërsa thotë se nuk ka asnjë operacion antidrogë por vetëm urdhër të kryeministrit ndaj bandave që të stopojnë mbjelljen.

Enkelejd Alibeaj: "Vettingu në polici nuk e zgjidh problemin, sepse, siç thotë fjala e urtë ?peshku qelbet nga koka? dhe kokat e medha të qeverisë janë në dijeni te trafikut të drogës të bërë nga familjaret e tyre.

Vettingu në polici do të jetë i paplotë përsa kohë ministri i Brendshëm, Agron Xhafaj dhe kryeminsitri Olsi Rama refuzojnë të bëjnë vettingun e tyre."

Vettingu në polici tha Alibeaj është një show, njësoj si dorëheqja e Saimir Tahirit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/alibej-dy-dite-pas-dorezimit-te-mandatit-tahiri-ende-i-lire

Share This Video


Download

  
Report form