Report TV - Projekti i rrugës i prek lokalin, pronari qëllon me armë biznesmenin në Shkodër

Report TV 2018-05-15

Views 2

Ndërtimi i rrugës nacionale Shkodër Velipojë ka çuar në plagosjen me armë të supervizorit të firmës e cila po kryen punimet në këtë aks rrugor. I plagosur ka mbetur Xhevat Vataksi 60 vjeç, i cili është konfliktuar me pronarin e një lokali në fshatin Dragjat të Shkodrës.

Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, shkak i konfliktit ka qenë dëmtimi i një pjese të lokalit të shtetasit Artur Lushi 43 vjeç, nga zbatimi i projektit të firmës zbatuese për rikonstruksionin e rrugës.

Fillimisht biznesmeni Vataksi i cili është edhe si supervizor ndërtimi, ka debatuar me 43-vjeçarin, Artur Lushi, për çështje shkatërrimit të një pjese të parkingut dhe në debat e sipër ky i fundit ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë biznesmenin 60-vjeçar Xhevat Vataksi.

Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar policia dhe ambulanca ku biznesmeni është dërguar me urgjencë drejtë spitalit të Shkodrës. Sipas mjekëve 60-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje, 43-vjeçarin Artur Lushi i cili është arratisur pas plagosjes së kryer.

Share This Video


Download

  
Report form