Ora News - Bushati: Morëm rekomandimin, Klosi: Ujërat e zeza jo në det

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrat Ditmir Bushati dhe Blendi Klosi kanë vijuar turin e llogaridhënies në Velipojë të shoqëruar dhe e deputetët e qarkut. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në fjalën e tij theksoi rëndësinë e marrjes së rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave por dhe të reformës në drejtësi.

Bushati: Ne kemi dy arritje themelore në këtë 6 mujor të parë të qeverisë Rama 2. E para ka të bëjë me rekomandimin që na dha KE për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Është një konfirmim për procesin e reformave që janë ndërmarrë në vend. E dyta ka të bëjë me atë ca po ndodh në sistemin e drejtësisë dhe në ndërtimin e themeleve për një shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt.

Ministri Klosi u ndal tek vendimi i marrë nga qeveria shqiptare për te ndaluar derdhjen e ujrave të zeza në det me qëllim plazhe sa më të pastra dhe me standarte.

Klosi: Inspektoriati i Mjedisit në 1 qershor do fillojë të kërkojë zbatimin e vendimit të marrë prej shumë kohësh që askush nuk do të lejohet të derdhi ujërat e zeza në det nga grykëderdhja e Bunës deri në Butrint.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-morem-rekomandimin-klosi-ujerat-e-zeza-jo-ne-det

Share This Video


Download

  
Report form