Një ditë para afatit vendosjen e depuratorëve të ujit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bëri thirrjen e fundit për të gjitha bizneset që i derdhin ujërat e patrajtuar në bregdet apo në shtretërit e lumenjve.
Ministri Klosi theksoi se asnjë nga subjektet që shkelin ligjin nuk do të tolerohet. Nga një hulumtim i inspektoriatit të mjedisit rezulton se vetëm një numër i vogël subjektesh trajtojnë ujërat ndërsa një numër i konsiderueshëm kanë një trajtim të ujërave të zeza nëpërmjet gropave sepktike të cilat për standartet që kërkon zhvillimi i një turizmi elitar në vendin tonë është i patolerueshëm