http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
4600 fermerë në të gjithë vendin pritet të fitojnë financime nga buxheti i shtetit, përmes fondit të posaçëm që ka si qëllim zhvillimin e investimeve në bujqësi.
Nga fshati Pojan i Korçës ku u takua me fermerë të zonës, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, tha se aplikimet janë më të larta se një vit më parë.
Brenda këtij muaji sipas Peleshit do të marrë jetë një programi i Bashkimit Europian për orientimin dhe informimin e biznesit.
Ministri siguroi se do të bëhen përpjekjet maksimale për t?i përthithur sa më mirë fondet e këtij projekti, duke mos bërë gabimet e vendeve të tjera që kanë dështuar më herët.