http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra ton qershi në Dibër po shkojnë dëm për mungesë të tregut të shitjes.
Jo vetëm trotuaret ne qytetin e Peshkopisë, por edhe rruga nacionale është e mbushur me tregtare. Fermerët thonë se ata dalin çdo ditë dhe nëse nuk i shesin i derdhin në rrugë.
Ata shprehen se në këto kushte do të detyrohen që të presin pemët.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë së Qarkut Dibër, Novruz Jashari thotë se fermerët kanë patur oferta për grumbullim me shumicë edhe pse me çmim të ulët.
Në të gjithë qarkun Dibër janë më shumë se 450 hektarë plantacione të mbjella me qershi.