http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Distributorët e automjeteve ndjehen të zhgënjyer nga mënyra se si po zhvillohen tenderat në administratën publike, e konkretisht në Ministrinë e Shëndetësisë. Pas përfaqësuesit të markës Fiat, një tjetër operator i tregut ngre shqetësimin për mënyrën se si po vepron Ministria e Shëndetësisë, për blerjen e 35 ambulancave. Kriteret e ndryshuara dy herë nga ky institucion, për të njëjtën procedurë pa dhënë asnjë sqarim, për koncesionarët ngre hije dyshimi se tenderi është i paracaktuar.
?Në rast se ministria do të na kishte informuar mbi shkaqet e ndryshimit të specifikimeve teknike nga ftesa e parë në të dytën, për ne s?do ishte problem. Por fakti që nuk jep asnjë shpjegim pse përkeqësohen këta tregues, për ne kjo praktike ngre dyshime. Ne ndjehemi të zhgënjyer për mënyrën se si po zhvillohen proceduat për këtë tender, që në fakt praktika të tilla duhet të ishin konkurruese dhe me pjesëmarrje të gjerë kompanish?-thotë Elion Gjoka, drejtor i markës Volswagen.
Specifikimet teknike të automjetit që po kërkon të blejë Ministria e Shëndetësisë, nuk respektojnë parametrat europiane që kërkohen, ndaj për operatorët, Ministria është në shkelje të hapur dhe pritet të marrë një automjet aspak cilësor.
?Unë nuk e kuptoj pse Ministria nuk kërkon benefitet e nevojshme nga produkti, siç janë konsumi më i ulët, ndotja e vogël, parametra që zbatohen gjerësisht në botë?-vijon më tej Gjoka.
Ministria ka përcaktuar disa kritere teknike, që i plotëson vetëm një operator i vetëm, çka e bën garën për këtë tender fiktiv. Në rast se Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë këtë procedurë me të njëjtat kushte që ka paraqitur, atëherë ky është një rast flagrant sesi shpërdorohen taksat dhe tatimet e shqiptarëve për të favorizuar biznese të caktuar.