http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e larta të verës e shndërrojnë udhëtimin me urban në kryeqytetet në një sfidë të vërtetë.
Shoferët e autobusëve nuk i ndezin kondicionerët për të kursyer karburantin. Qytetarët ankohen se situata është e njëjtë thuajse në të gjitha linjat që operojnë në kryeqytet.
Por pavarësisht ankesave të shumta Bashkia e Tiranës thotë se ushtron kontrolle të vazhdueshme në linjat e transportit urban.
Numri më i madh i gjobave është i madh por as ndëshkimi duket se nuk i ka dhënë zgjidhje situatës pasi kompanitë vazhdojnë të abuzojnë në kurriz të qytetarëve.
Por mungesa e kondicionerit është vetëm njëri nga problemet me të cilët përballen ata që udhëtojnë me urban. Nuk mungojnë as pritjet e gjata në stacion për shkak të vonesave të autobusëve. Drejtuesit e bashkisë paralajmërojnë nisjen e një aksioni të madh duke synuar përmirësimin e kushteve në transportin publik në Tiranë.