Federata Shqiptare e Futbollit po vërteton vetë skandalet që ka prodhuar me listat e personave votues gjatë Asamblesë së fundit zgjedhore, duke konfirmuar praktikisht se ka pasur abuzime me shoqatat fantazmë.
Një muaj pasi Komisioni i Disiplinës vërtetoi se Eduart Tanushi, përfaqësuesi votues i Shoqatës së Lezhës, ishte në fakt trajner në Laç, ku Duka kishte një nga ?bazat? e tij, FSHF ka vërtetuar nëpërmjet rrjeteve sociale të veta edhe skandalin me Shoqatën e Minifutbollit.
Para zgjedhjeve, u përfol se Shoqata e Minifutbollit, që do të merrte pjesë me përfaqësues në zgjedhje, nuk ishte regjistruar nga gjykata dhe se ekzistonte një tjetër shoqatë e ligjshme, me president tjetër të ligjshëm. Por FSHF nuk e pranonte atë në zgjedhje, në kërkim të votës së garantuar për Dukën, duke pranuar aty shoqatën e paregjistruar, me përfaqësues Armand Damën.
FSHF e ka prezantuar vetë Armand Damën si punonjës të saj. Në postimin në Instagram të FSHF-së, shihet qartë Dama si një nga trajnerët e Kombëtareve Rajonale të Moshave, të cilat funksionojnë tërësisht nën drejtimin e FSHF-së dhe aktivitetet e tyre mbulohen financiarisht nga kjo e fundit.