Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Funksionimi i punës së Oficerëve të Policisë Gjyqësore do të përshtatet me paktën e reformës në drejtësi. Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektligjin që rregullon punën e këtyre oficerëve, të cilët kanë rol të rëndësishëm në hetim, ndërsa pritet edhe rritja e pagave të tyre.
Një ligj i ri, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, pritet të përcaktojë varësinë e Policisë Gjyqësore dhe të përmirësojë trajtimin financiar të kësaj strukture.
Komisioni i Ligjeve filloi punën për të shqyrtuar draftin e paraqitur ndërsa kryetari, Ulsi Manja, theksoi se ligji duhet të rregullojë çështjen e trajtimit financiar të kësaj strukture pasi reforma në drejtësi parashikon që prokurorët dhe gjykatësit të dalin vetëm nga Shkolla e Magjistraturës duke u ndërprerë kështu OPGJ-ve mundësinë për karrierë.
Ulsi Manja: Të merren në konsideratë në projektligj, një trajtim i duhur financiar lidhur me policinë gjyqësore edhe për shkak të mbylljes së sitemit të karrierës për tu bërë prokurorë.
Relatorja, Vasilika Hysi, përmendi disa risi që sjell ky draft duke evidentuar përcaktimin e raportit që policia gjyqësore do të ketë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Vasilika Hysi: Qartësohet mirë marrëdhënia e policisë gjyqësore me Byronë Kombëtare të hetimit, njëkohësisht ligji i jep një rol të rëndësishëm KLP lidhur me emërimet, transferimet.
Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme ishin dakord në parim, ndonëse 2 instutucionet e fundit duket se kishin disa sugjerime.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndyshime-oficeret-e-hetimit-ulsi-manja-te-rriten-pagat-e-opgj-ve