Ora News - Farmacistët peticion për barnat e rimbursueshme, Manastirliu: Të hapur për dialog

Ora News Emisione 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu, u shpreh e gatshme të bisedojë dhe të zgjidhë përmes dialogut situatën e krijuar me farmacistët për listën e barnave të rimbursueshme. E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Manastirliu tha se do dëgjojë grupet e interesit, ndërsa foli edhe për investimet në spitalet dhe qendrat shëndetësore.

Farmacistët kanë firmosur një peticion për listën e barnave të rimbursueshme, për shkak të problematikave që kanë parashtruar për të.

Por Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu, e ftuar në studion e lajmeve në Ora News, tha se ka biseduar me presidenten e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, dhe është e gatshme të dëgjoj çdo shqetësim nga ky grup interesi dhe ti zgjidhë ato përmes dialogut.

Manastirliu: Lista e re e barnave për 2018 është një procedurë që ndodh çdo vit, nuk ka ndodhur në 2017 për arsye të qeverisë teknike. Për këtë listë buxheti i shtetit shpenzon rreth 80 milion euro në vit ose 10. 4 miliard lekë. Kjo listë sivjet vjen me 36 barna të reja mbulojmë disa diagnoza që nuk i mbulonim më parë. Lista është një proces në vazhdim.Ne zgjidhëm herceptinën që ishte problem shqetësues, shtuam diagnoza të reja.Është një listë që rrit numrin e përfituesve.Qytetarët që janë me sëmundje kronike apo akute trajtohen më shumë patjetër shtohet dhe numri i barnave dhe alternativave që shton kjo listë duke reduktuar dhe çmimin e barnave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/farmacistet-peticion-barnat-e-rimbursueshme-manastirliu-te-hapur-dialog

Share This Video


Download

  
Report form