Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 56 kg marijuanë janë sekuestruar nga Financa italiane në bordin e një automjeti që po udhëtonte me traget nga brigjet italiane drejt ishullit të Sicilisë.
Droga ishte e konfeksionuar në 6 pako të mëdha të mbyllura hermetikisht me ngjitës plastik, brenda të cilave ndodheshin konfekione me pako më të vogla droge.
Identifikimi i lëndës narkotike u bë falë analizës së rriskut në kontrollet e kryera gjatë tranzimit në qytetin Stretto, si dhe falë nuhatjes së qenit antidrogë Sara.
Në pranga është vënë korrieri i drogës, që ishte dhe drejtuesi i automjetit.
Policia italiane ka nisur një proces hetimor e nuk ka bërë ende publik emrin e të arrestuarit.
Lënda narkotike do t'i siguronte grupeve trafikante një përfitim të madh financiar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bllokohen-56-kg-marijuane-ne-traget